Viti 2018 ka qenë sfidues për politikën e jashtme të Kosovës, e cila po sfidohet nga Serbia dhe mosnjohja e pesë vendeve anëtarë.

 

Shteti i Kosovës ka ngecur sa i takon njohjeve të reja, ndërsa ka përparuar në aspektin e vendosjeve të marrëdhënieve diplomatike.

 

Kështu u tha në tryezën e Institutit të Prishtinës për Studime Politike me ku u publikua dhe raporti “Vjetari i politikës së jashtme kosovare”.

 

Koordinatori në Institutin e Prishtinës për Studime Politike (PIPS), Butrit Berisha tha se në bazë të këtij raporti del se Kosova nuk ka përparuar sa i takon njohjeve të reja, pasi që është njohur vetëm nga Barbadosi. Ndërsa, diplomacia kosovare në vitin 2018 ka arritur sukses vetëm në aspektin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

 

Ky raport e ka theksuar edhe zbehjen e marrëdhënieve të shtetit të Kosovës me vendet mike si Amerika, për shkak të mospajtimeve publike si për çështjen e demarkacioni, shfuqizimin e Gjykatës Speciale, ndërsa me Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar kanë pasur qëndrime të kundërta për idenë e korrigjimit të kufijve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re