Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Luçiano Boçi është takuar këtë të shtunë me banorët e lagjes 28 Nëntori në Elbasan, ku gjatë fjalës së tij tha se qendra e këtij qyteti ka problematika të theksuara në infrastrukturë dhe ekonomia e qytetarëve është e rënduar.

“Mendoja që duke qenë në qendër, ne do flisnim për projekte të mëdha që e bëjnë Elbasanin një qytet të shkëlqyer. Sepse kjo qendra jonë e Elbasanit bashkë me lagjen këtu, ka marrë vëmendjen në thonjëza, ka marrë paratë. Në realitet të gjitha qeverisjeve lokale në 16 vite, i janë disbursuar paratë tona. Këtu duhet të shkëlqente gjithçka, por fatkeqësisht gjithçka është jo-estetike, jo e bukur, e papërshtatshme dhe ju këtë e shihni çdo ditë. Le të më thotë dikush, sepse qyteti ka dhe funksionalitet por ka edhe pamjen estetike. Le të më thojë dikush sa i bukur është ky shatërvani i Tre Urave? Njëri ta thojë! Jo vetëm që nuk është i bukur nga ana estetike, por nuk kuptohet çfarë domethënie ka”, tha ai.

Sakaq Boçi ka komentuar dhe incneratorin e Elbasanit, ku tha se me paratë dhe taksat e tyre, qytetarët po blejnë çdo ditë vdekjen, pasi mbeturinat prodhojnë helm.

“Paguajmë 52 mijë lekë për ton për plehra që digjen dhe prodhojnë helm për ne. Paguajmë helmin tonë, paguajmë hapur fare vdekjen tonë. Po. Fjalë e rëndë dramatike, tragjike që s’duhet të qëndrojë në gojën e një personi që  kërkon të ndërtojë një imazh, një vizion, por pa e thënë të vërtetën si do e shërojë këtë gjë dhe duhet të mbajë një qëndrim. Ka ringjallur një mjerim total të Elbasanit në mënyrë të heshtur, më përpara helmin e preknin në parvazet e dritareve dhe të ballkoneve. Tek vija e kuqe e këmishës së bardhë që varesh në telin e tharjes, ndërsa sot nuk e shohim helmin, por shohim vetëm pasojën. Prevalenca e sëmundjeve të rrezikshme në Elbasan  është rritur doktor, (referohet një pjesëmarrësi ne salle) është rritur në mënyrë galopante. Ne sot jemi ne sfidën për bashkinë e Elbasanit. Unë sot e kam sfidën , jo me Ramën, unë e kam sfidën me të ardhmen e Elbasanit. Çfarë do të jetë Elbasani nesër, çfarë qyteti do të jetë, çfarë bashkie do te jetë, se ka humbur indentitetin. Do të jetë Bashki Universitare, Bujqesore, Industriale, Turistike? Sot çfarë është? As Universitare, as Bujqësore, as Industriale, as Turistike. Asgje! Nuk ekziston, dhe po fiket dalë nga dalë”, shtoi ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re