Kjo vajzë 19-vjeçare e quajtur Beandri Booysen ka humbur jetën për shkak se vuante nga një sëmundje shumë e rallë e pa kurueshme.
Booysen vuante nga sindroma ‘Progeria’, që shkakton plakje të parakohshme te individi dhe degradim të kockave.
Në të gjithë botën janë vetëm 200 raste të prekur nga kjo sëmundje vdekjeprurëse.
Sëmundja bëri që trupi i 19-vjeçares të plakej 8 vjet brenda një viti jetë. Prindërit e saj, Bea dhe Pieter nuk prisnin që vajza e tyre të jetonte më shumë se 14-vjet, por ajo ia doli të mos dorëzohej deri në momentin e fundit.
Beandri ishte aktive në rrjetet sociale, ku shpesh shpërndante video nga jeta e saj. Në këtë mënyrë ajo kishte mundur të grumbullonte shumë ndjekës që i jepnin përkrahje. Dy muaj më parë pesha e saj trupore ra në 12 kg, teksa ajo iu nënshtrua një operacioni në zemër.
Ishte nëna e saj që dha lajmin e hidhur për ndjekësit, duke shkruar: Beandri njihej për karakterin e saj të zjarrtë dhe të qeshurat që i përfshinin të gjithë, duke u bërë një simbol i rezistencës ndaj sëmundjes edhe për të tjerë fëmijë si ajo !
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re