Subscribe

Gëzim Brahimi ka zgjedhur të sfidojë temperaturat e ulëta të këtij fillim shkurti në Vlorë, duke u larë në det.

 

Është 55-vjeç dhe prej 10-vitesh ushtron pasionin e notit në çdo stinë të vitit, pavarësisht kushteve atmosferike.

 

 

GËZIM BRAHIMI – BANOR I VLORËS

 

Vendosa tw sfidoj motin, meteorologet te ftohtin. Kam disa vite qe notoj. Jam mesuar. Eshte pak sport ekstrem por e bej cdo stine. Mban larg semundjet.

 

Vetëm këtë të martë, Gëzimi notoi rreth 350 metra. Ai tregon se nuk është sëmurur asnjëherë dhe se lahet ne det çdo fundjavë së bashku me dy miq të tjerë.

 

 

Jemi disa shoke qe vijme cdo fundjave. Notojme ketu. Vlonjatet e dine qe ka burime uji shume te ftohta por jemi mesuar. Do vazhdoj te notoj deri sa te mos kem me fuqi.

 

Këtë pasion Gëzimi e ka trashëguar edhe tek 2 djemtë e tij, të cilët po ashtu notojnë në çdo stinë të vitit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re