Politikani kontravers, italiani Vittorio Sgarbi prej mëse një jave po viziton Shqipërinë, pjesën e jugut të Shqipëri. Ai po shoqërohet nga zyrtarët e ministrisë së Kulturës dhe të autoritetet vendore. Kritiku i artit, u bë objekt i mediave të huaja pas një postimi duke u larë në plazhin e Dhërmiut, duke u shprehur se kishte shpëtuar nga mbytja.

Por bëmat e Sgarbit nuk u ndalën, pasi në udhëtimin e tij turistik për të promovuar Shqipërinë ka lëshuar gafën, duke e cilësuar qytetin antik të Bylisit si pjesë e qytetërimit grek.

“Në Bylis, në Shqipëri, midis mbetjeve arkeologjike të qytetit grek të panjohur,”shkruan Sgarbi në rrjetet sociale. Kësaj gafe të pafalshme i është kundërpërgjigjur arkeologu i njohur shqiptar, Neritan Ceka, duke fajësuar dhe ministrinë e Kulturës.

“Kush do ia ketë thënë Sgarbit që Bylis është grek? Nuk mjaftoi që bënë grek Butrintin, tani edhe Bylisi na doli qytet grek. Bilmezat e Ministrisë së Kulturës nuk i thanë se ishte në mes të mallakastriotëve dhe po i falej lebërve. Këta pasardhës të grekëve janë? I nderuar Sgarbi, falju edhe një here zotit të Bylisit të na shpëtojë nga injoranca e Ministrisë së Kulturës. Amen!,”shkruan Neritan Ceka.

Më 6 qershor Sgarbi publikoi një video ku gjatë larjes në plazhin e Dhërmiut rrezikoi të mbytej dhe e shpëtoi vajza e tij. Por që në fakt doli se ishte një mashtrim.

Si e manipuloi mbytjen në det Vittorio Sgarbi, për të gjetur famën e humbur (VIDEO)

 

 

View this post on Instagram

Sul promontorio di Bylis, in Albania, tra i resti archeologici dell’omonima città greca. #byllis #albania #archeologia Ph @iosonosabrinacolle

A post shared by VITTORIO SGARBI (@vittoriosgarbi) on Jun 6, 2020 at 8:21am PDT

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re