Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka zhvilluar
një takim pune me drejtuesit e rrjeteve profesionale në të gjithë
Shqipërinë, aktivitet i organizuar nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit
(IZHA), me mbëzhtetjen gjithashtu të Junior Achievement of Albania.

Shahini bën me dije se armata e mësuesve do të ndikojë në
përmirësimin e cilësisë së arsimit parauniversitar, duke shtuar se
shkëmbimi i përvojave do të ndikojë në rritjen profesionale të mësuesve.

“Së Bashku Jemi Më Mirë” – ishte thelbi i ditës së sotme të punës me
drejtuesit e rrjeteve profesionale në të gjithë Shqipërinë, aktivitet i
organizuar nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit (IZHA) me mbështetjen
gjithashtu të Junior Achievement of Albania. Shumë e lumtur që kemi një
armatë kaq të fuqishme mësuesish, të cilët falë rrjeteve profesionale në
të gjithë vendin do të kontribuojnë pozitivisht jo vetëm në cilësinë e
arsimit parauniversitar, por do të rriten gjithashtu profesionalisht
duke përfituar nga shkëmbimi i përvojave nga njëri-tjetri, si dhe do të
jenë shtyllë bazë në përballimin e sfidave që kemi përpara si ato të
klasave kolektive, trajnimin e mësuesve ndihmës, ndërtimin e aftësive
digjitale tek nxënësit etj”, shprehet Shahini.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re