Loja e shahut është një nga sportet më të vjetra dhe tradicionale të vendit tonë. Ndryshe konsiderohet dhe loja e mendjes. Nikol dhe Semi janë dy fëmijë të apasionuar pas shahut. Edhe pse vetëm 12 vjeç, ata kanë idhujt e tyre në këtë disiplinë ndërsa ëndrra më e madhe është që një ditë të përfaqësojnë Shqipërinë në evente ndërkombëtare.

SEMION SHEROLLARI

SHAHIST

Asnjëherë nuk kam menduar ta lë këtë sport. Gjithmonë ka qenë i preferuari im. Si fillim e nisa me babin në shtëpi më pas më pëlqeu shume dhe nuk doja ta lija për asnjë moment. Të ardhmen tim e shoh vetëm në shah.

 

NIKOL LEGISI

SHAHIST

Kisha dëgjuar që e shahu të zhvillon mendjen , dhe të sjellë shumë të mira të tjera. Familja ime donte shumë që unë dhe vëllai im i vogël të merreshim me këtë sport dhe kam rreth 1 vit që e praktikojmë.

 

Prej afro një viti ata stërviten me kampionin e Shqipërisë, Landi Pasku, i cili në një intervistë për VIZION PLUS tregon edhe avantazhet që ky sport rezervon për çdo grupmoshë.

 

LANDI PASKU

SHAHIST

Kemi grupmosha të ndryshme , nga 5 deri në 12 vjeç . Shahu ndikon shumë tek fëmijët dhe sa më shpejt që ta fillojnë aq më e lehtë është pasi fëmijët kapin dhe më shumë kur janë të vegjël. Shahu të bënë më të shkathët, më të zhvilluar dhe rrit përqendrimin tek fëmijët.

 

Kampionati kombëtar i shahut u zhvillua për herë të parë në vitin 1946, pas mbarimit të  luftës së dytë botërorë ndërsa prej asaj kohe kjo lojë u bë mjaft popullore dhe në Shqipëri.

 

 

loading...