Rusia eksportoi kontigjentin e parë të viçit në Turqi, tha zëvendëskryeministirnë Aleksey Gordeyev.

Ky lajm nuk nuk duket aq interesant sikur mos kishte ardhur vetëm një ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin kujtoi një shaka duke i thënë në çfarë kushte do të pranonte propozimin e homologut turk Rexhep Tajjip Erdogan për të drekuar së bashku në një restorant.

Ndodhi kjo teksa dy liderët e përmasave botërore u takuan të enjten në Samitin e 10-të të BRICS në Afrikën e Jugut.

Putin dhe Erdogan diskutuan për bashkëpunimin dypalësh, rritjen e tregtisë, dhe në fund të takimit lideri rus me shaka i kujtoi homologun e tij turk një ftesë prej tij për një drekë.

Putin shtoi: “Ne ramë dakord që kur të lejojmë produktet tona të mishit të hyjnë në tregun turk, atëherë do të shkojmë edhe për drekë”.

Dhe kjo ndodhi një ditë më pas.

“Turqia është një treg të veçantë për konsumin e produkteve të mishit”, tha zëvendës kryeministri Gordeyev, duke shtuar se në të ardhmen Rusia planifikon të eksportojë çdo vit një milion ton produkte mishi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re