Policia ka arrestuar shtetasin me iniciale, A.l, 37 vjeç i cili një ditë më parë shkaktoi aksidentin tragjik ku pas përmbysjes së zetorit në Vaun e Dejës, humbi jetën drejtuesi E.Rr, 38 vjeç.

Sipas njoftimit zyrtar, 37 vjeçari ka qenë duke qarkulluar me mtotoçikletë pa pasur leje drejtimi dhe për pasojë është përplasur me zetorin që u përmbys duke i marrë jetën shoferit.

Njoftimi i Plotë:

Vau i Dejës, Shkodër

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 37 vjeç, banues në Balldre, Lezhë, për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ky shtetas, më datë 17.06.2022, duke udhëtuar me një motoçikletë që e drejtonte pa leje drejtimi, në fshatin Rranxa, Vau i Dejës, është përplasur me një mjet bujqësor (zetor), me drejtues shtetasin E. Rr., 38 vjeç, banues në fshatin Rranxa dhe si pasojë e përplasjes mjeti bujqësor është përmbysur.

Drejtuesi i mjetit bujqësor u dëmtua gjatë aksidentit dhe për pasojë ndërroi jetë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re