Home SHQIPERIA Shalqini hidhet në kanal; Fermerët: Tregtarët na e kërkojnë me çmim qesharak

Shalqini hidhet në kanal; Fermerët: Tregtarët na e kërkojnë me çmim qesharak

0
Shalqini hidhet në kanal; Fermerët: Tregtarët na e kërkojnë me çmim qesharak

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Pothuajse i gjithë prodhimi i shalqirit është hedhur në kanal ne Kafaraj te Fierit, për shkak se nuk gjen treg shitje. Fermerët thonë se gjithçka kanë prodhuar me mund e shpenzime gjatë gjithë këtij vitit u ka ikur dëm. Ata e shohin veten të falimentuar pasi gjatë gjithë kohës janë përballur me çmime të larta të imputeve, pesticideve e punimit të tokës.

 

Fermer 1: S’ka garanci asgjë këtu. Shteti shikon interesat e veta. Shikon hesapet e tregtarëve të mëdhenj. E merr nga ne 10 lek ai tregtari i fundit e shet 30 lekë. Ne vetëm lekët e punëtorit nuk nxjerrim dot.

 

Fermer 2: Përveç faktit që këtu janë sera. Dëmi është i pallogaritshëm. Nga 5 mln më shkon në 10 mln. Luleshtrydhja iku dëm. Lakra po ashtu. I kemi bërë.

 

Në këto kushte shumë fermerë i kanë braktisur serat e tyre.

 

FERMERI: Të gjitha ato që mbjellim ne nuk shiten dhe të gjitha ato që blejmë ne blihen shtrenjtë. Tani ne si do mbijetojmë. Në rast e fermeri punon një vit dy tre e nuk fiton ai nuk është fermer, por skllav që punon në tokën e tij.

 

Fermerët janë shprehur se askush nuk ka menduar për ta deri tani, ndërsa edhe vëmendja e qeverisë nuk ka qenë e pranishme.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë