Skip to content

Shalsi me biznesin në Berat: Prioritet shërbimet online dhe vijimi i reformës së derregullimit

84592443 2755753887835879 7906513232582410240 o

 

5 shkurt Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi u ndal sot në Berat ku zhvilloi një takim me përfaqësues të komunitetit të biznesit në këtë qytet, si dhe vizitoi disa nga fabrikat e prodhimit.

Ministri Shalsi gjatë takimit u njoh me disa nga shqetësimet me të cilat përballet komuniteti i biznesit në këtë qytetet, si mungesa e fuqisë punëtore, ndërsa prezantoi disa nga nismat e qeverisë për lehtësimin e klimës së biznesit.

“Vendosja e koordinatorëve të dedikuar të biznesit në çdo institucion, shërbimet online dhe vijimi i reformës së derregullimit mbeten prioritet për ne dhe jam i bindur që do të përmirësojnë klimën e biznesit në vend”, – tha Shalsi.

Ndërkohë, ministri theksoi se shifrat e vizitorëve janë rritur ndjeshëm dhe hotelet përjetojnë një moment të mirë.

84954506 2755753901169211 4363034676441382912 o 630x420 1 84966309 2755753634502571 6834846882808725504 o 630x420 1 84964375 2755753721169229 8672023000553357312 o 630x420 1