Ylli Shameti është momentalisht një ndër mbrojtësit më të mirë të Kategorisë Superiore dhe prej 5 sezonesh me fanellën e Kukësit është kthyer në një pikë referimi për skuadrën verilindore madje gjatë këtj viti edhe me shiritin e kapitenit.

Por duket tashmë që sezoni është drejt mbylljes dhe po ashtu Kukësi i tij ka përfunduar objektivat e veta duke siguruar titullin e nënkampionit. Ndoshta me vendimin e UEFA-s për dënimin e Skënderbeut, do i hapej rruga Shametit dhe Kukësit të luanin në Ligën e Kampioneve.

Por në këto momente më shumë po qetësohet dhe në rrjetet sociale ku është një ndër futbollistët më aktiv ai ka nisur të tregohet edhe pak nostalgjik. Në karrierën e tij ai ka luajtur edhe një sezon me Tomorin në sezonin 2011 – 2012 duke ndihmuar në qëndrimin në Superiore për atë sezon.

Foto e postuar është kur Mile dhe Shameti kanë vendosur në ‘’mes’’ Cikalleshin me dixhiturën ‘’Dy bombera edhe nje qeros’’./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re