Ministrja e Arsimit në qeverinë Kurti, Arbërie Nagavci, komentoi më në fund kërkesën në formë fushate në rrjete për heqjen e një Urdhëri Administrativ, vendosur nga Enver Hoxhaj nën qeverisjen Thaçi, i cili bëhej pengesë për arsimimin e vajzave me shami.

Për Nagavcin, një pengesë e tillë nuk ekziston.

“Sa i përket Udhëzimit Administrativ, është fol shumë kohëve të fundit. Dua të bëjë të qartë se nuk ka ndonjë Udhëzim Administrativ për shaminë, nuk ka pas asnjëherë me sa unë e di. E gjithë kjo fushatë që është ngritur kohëve të fundit, nuk është të themi e bazuar dhe e qëndrueshme. Është e përcaktuar qartë karakteri i shtetit tonë dhe i institucioneve publike. Udhëzimi Administrativ të cilit i kanë referuar ka të bëjë me mbarëvajtjen e punës në shkollat e mesme të larta”, arsyetoi ajo.

Në terren, nuk ekzistojnë privime të shkollimit të vajzave me shami nën qeverinë Kurti, paçka Urdhërit Administrativ të pretenduar nga nismëtarët e heqjes. Këta të fundit, në fushatën e tyre në rrjete, nuk kanë sjellë ndonjë rast specifik se ky ku Urdhër ka lënë jashtë dikë, pra vajzë me shami, nga e drejta e arsimimit. Tjetra që duhet kujtuar është se shumë raste privimesh, edhe nga Urdhëri i përfolur, janë fituar me gjyq në Kosovë. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re