Qyteti kinez Shangai do të limitojë popullsinë në 25 milionë banorë deri në vitin 2035 në kuadër të përpjekjeve për kontrollimin e “sëmundjes së qyteteve të mëdha”, njoftuan autoritetet kineze.
Këshilli shtetëror njoftoi se qëllimi i kontrollimit të madhësisë së qyteteve është vendosur në kuadër të planit të zhvillimit të qendrës financiare, të cilin qeveria në Pekin e miratoi për periudhën prej 2017 deri 2035.
Mediat kineze “sëmundjen e qyteteve të mëdha” e definojnë si diçka që paraqitet kur metropoli përballet me ndotjen e madhe të ajrit, qarkullimin e dendur të trafikut dhe mungesën e shërbimeve publike, përfshirë arsimin dhe shërbimet e mjekësisë, transmeton Guardian.
Shangai ka fundi i vitit 2015 kishte popullsi prej 24,15 milionë banorësh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re