Nga Ylli Pata

Tashmë është e qartë se lëvizja e Ilir Metës me dekretimin e zgjedhjeve vendore po synon që grupi i tij politik tashmë së bashku me Sali Berishën, po synon që të dëmtojë Lulzim Bashën në zgjedhjet e pjeshme vendore.

Në mënyrë që pas 6 marsit ta përdorin si “atu” politike që Berisha dhe “Komisioni i tij i rithemelimit” ta përdorin deri më 22 mars.

Vetë Meta, ka nisur të përdorë sërish arsenalin e tij të dekoratave në Shkodër, vend mjaft i rëndësishëm për betejën e 6 marsit.

Sipas të gjitha gjasave, aty do të përqendrohet i gjithë arsenali politik, që ka më shumë objektiv sesa fitoren e tij, humbjen e Lulzim Bashës.

Do të duhet të shikohet në ditët në vazhdim sesi do të jetë loja e LSI-së në bashkinë e Shkodrës, pasi njerëzit që mbështesin Berishës në qytetin e madh të veriut, kanë nisur takimet e organizimin e tyre, pasi po publikojnë fotot në rrjetet sociale.

Në Shkodër, dega e Partisë Demokratike, thuajse e gjitha nuk i është bashkuar Berishës, ndërkohë që edhe deputetët e qarkut janë me Bashën.

Kështu që gravitacioni politik në këtë zonë, për zgjedhjen e kryetarit të ri të bashkisë, ku shanset e fitores së PD-së janë shumë të mëdha, afrohen drejt partisë së njohur zyrtarisht.

Megjithatë, jetë ka edhe pas 6 marsit dhe 22 marsit e vijimësia e “Koalicionit Non Grata” do të hyjë në një realitet politik me këmbë në tokë.

Sidomos edhe pas intervistës së rëndësishme së ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ku u përcaktua qartësisht se nuk ka asnjë shans për një “revizionim” të ndëshkimeve siç po luhet në mediat e këtij grupimi, por thjesht thellim të ndëshkimeve.

Pra do të vijmë në një situatë më realiste, ku grupimi politik “Non Grata” do të funksionojë dhe veprojë politikisht si i tillë, pra si formacion anti-amerikan, pa nevojë për tu fshehur në qoshe dhe figura të tjera politike.

Duke parë panoramën në vendet rreth e rrotull, pra në Ballkan, të vetmit vende ku kanë mbijetuar formacionet antiamerikane janë Serbia dhe Republika Srbska.

Në Serbi, megjithatë, grupimi i të ndëshkuarve nga SHBA i përfaqësuar nga Vojislav Sheshel është në periferi dhe vepron më shumë si një pakicë e margjinalizuar pa një mundësi ndikimi në politikën reale.

Në Maqedoni, VRMO-DPMNE veproi fuqishëm duke u distancuar nga Nikolla Gruevski e ministrant e tij të ndëshkuar nga SHBA dhe sot është një forcë e qartë properëndimore.

Madje në zgjedhjet e fundit lokale, partia nacionaliste e djathtë bëri aleancë të pastër politike e të hapur me partinë e Zijadin Selës, i cili u masakrua në 2017-n së bashku me Zoran Zaevin me njerëzit e Gruevskit.

Rezultati që një fitore e rëndësishme për opozitën, duke nisur nga Shkupi. Po ashtu edhe në Bullgari e Rumani, të ndëshkuarit sipas 7031, janë ose në burg ose të larguar përfundimisht nga politika….

TemA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re