Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi është thirrur këtë të hënë në prokurori për të dëshmuar në lidhje me shantazhin që I është bërë në lidhje me një psotim në Facebook.
Pas dëshmisë, Blushi tha për mediat se kanë qenë dy persona të ndryshmë ata që kanë folur në telefon. Ai tha se ka deklaruar gjithçka para organit të akzuës ndërsa u shpreh besiplotë se çdo gjë do të zbardhet.
“Telefonuesit se nuk ka qenë një, kanë qenë dy. Kam komunikuar me dy shtetas të ndryshëm në telefon, në gjuhën shqipe dhe në një gjuhë të huaj, të cilën nuk dua ta them për momentin. Më është kërkuar të ndryshoj qëndrimin tim publik, sigurisht për shkak të detyrës. Për të gjitha këto, kam vënë në dijeni organin e akuzës, i cili besoj se do ta zbardhë këtë çështje shumë shpejt”
Duke mos preferuar që të jap më shumë detaje në lidhje me ngjarjen, Blushi tha se e vërteta do të zbardhet shumë shpejt.
“Janë detaje që s’do doja t’i bëja publike përsa kohë kam besim të prokuroria, organi i akuzës, që do të nxjerrë në dritë të drejtën shumë shpejt. Prokuroria është njohur me të gjitha faktet. Sapo kam marrë këtë telefonatë, pas disa orësh i jam drejtuar organit të akuzës, ku i kam vënë në dijeni për çfarë ka ndodhur. Kam besim tek drejtësia. Janë çështje që i kam sqaruar shumë mirë në prokurori dhe besoj se do t’i sqaroj në një moment të dytë”
Në lidhje me këtë ngjarje reagoi edhe Presidenti Ilir Meta, I cili në një postim në Facebook, I kërkoi organit të akuzës që të zbardhte mënjëherë ngjarjen ndërsa hodhi dyshime se pas saj fshiheshin eksponente të ndryshme politike.
