Policia e Tiranës ka arrestuar një 27 vjeçar pasi prej kohësh kërcënonte një vajzë me foto dhe video intime të saj.

 

Vajza 22 vjeçare  bëri denoncimin në polici.

 

Sipas policisë K.K, 27 vjeç, banues në Tiranë kishte foto dhe video intime të vajzës me të cilat dhe e kërcënonte se do ti publikonte në rrjetet sociale. Ai e përndiqte prej kohësh vajzën e cila i kishte dhënë dhe para disa herë por 27 vjeçari nuk është ndalur me kërcënimet dhe kërkonte para të tjera.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re