Policia ka arrestuar një 40-vjeçar në Tiranë, arsyeja e ndalimit ishte pasi ai shantazhonte me mesazhe kërcënuese në facebook një qytetar nga Kamza.

Bëhet me dije se si pasojë e shantazheve 40-vjeçari ka arritur t’i marrë një shumë prej 300 mijë lëkësh të vjetra personitnë fjalë.

Mësohet se i arrestuari është Mentor Dunga, 40 vjeç, banues në Tiranë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re