Shefja e Infektivit, Najada Çomo ka kallëzuar ne polici nje rast, pasi prej disa ditësh merrte telefonata të shpeshta shqetesuese.

Mësohet se një 32-vjeçare nga Berati prej datës 28 janar ka shqetësuar mjeken me telefonata të shumta për motive te dobta.

Çështja po trajtohet nga komisariati nr 4, i cili ka referuar materialet ne prokurori, pasi ka marre me shume se 20 telefonata nga 32 vjecarja, ndonese deri me tani nuk eshte konstatuar kercenim ndaj shefes se efektivit!.

Thirrjet telefonike keqdashëse që bëhen me qëllim për të prishur qetësinë e tjetrit, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re