Pak kthimit të padisë së parë nga ana e gjykatës, me pretendimin e disa parregullsive, trajneri italian ka paraqitur një të dytë për ish-kreun e shtetit shqiptar.

Shkak është bërë një fjalë e vetme – “sharlatan”, që ish kreu i shtetit ia adresoi në një status njeriut në krye të pankinës kuqezi, një prej ish-lojtarëve më të njohur në botë, pas humbjes së një miqësoreje kundër Kosovës.

Panuçi kërkon që Nishani që shfaqë ndjesë publike për fyerjen që i është bërë, e gjithashtu të paguajë 100 mijë euro shpërblim.

“Duhet të mësohet të flasë me etikë”, ka qenë këshilla morale e Panuçit, për politikanin demokrat, dikur ministër e president.    

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re