Shtetet e Bashkuara kanë thënë se kanë shpallur një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për çdo informacion që do të çonte në identifikimin ose vendndodhjen e liderit të degës së ISIS-K, aktiv në Afganistan, Sanaullah Ghafari.

Çmimi është ofruar edhe për informacione që do të çonin në arrestimin e përgjegjësve për sulmin vdekjeprurës në aeroportin e Kabulit vitin e kaluar, raporton Reuters.

ISIS-K në Khorasan pretendohet se është një grup rajonal i lidhur me ISIL, i cili u shfaq për herë të parë në vitin 2014 dhe u emërua sipas emrit të vjetër të rajonit.

Përpara se talibanët të merrnin pushtetin në Afganistan, grupi luftoi gjithashtu kundër një qeverie të mbështetur nga perëndimi.

Ghafari u emërua udhëheqës i grupit në qershor 2020.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re