Xhorxhia ka tejkaluar rekordin e saj për votime të parakohshme në zgjedhjet amerikane, me 252,000 njerëz që shkuan në qendrat e votimit, pavarësisht nga pasojat e uraganit Helene në këtë shtet.
Këtë e raporton CNN. Rekordi i mëparshëm për ditën e parë të votimit të hershëm ishte 136,000 në vitin 2020.
Shteti swing është një nga më të ndjekurit në këto zgjedhje, me ish-presidentin Donald Trump që u përpoq ta rifitonte atë pasi humbi me një diferencë të vogël ndaj Joe Biden katër vjet më parë dhe pas tentativës për të përmbysur rezultatin, rrethanë e cila është objekt i një prej procedimeve ndaj manjatit.
