Pesë persona humbën jetën dhe mbi 40 të tjerë janë plagosur pasi një person drejtoi automjetin në mesin e turmës në rajonin Wisconsin të SHBA-së.

Në pamjet e publikuara në median sociale vërehet se një automjet me ngjyrë të kuqe SUV që qytetin Waukesha ecën me shpejtësi mbi turmën e paradës së krishtlindjeve. Në pamje tërheqin vëmendjen momentet e panikut të përjetuara gjatë ngjarjes dhe të plagosurit e shtrirë në rrugë si pasojë e përplasjes nga automjeti.

Në një deklaratë nga llogaritë e medias sociale të Bashkisë Waukesha, thuhet se në ngjarje kanë humbur jetën 5 persona dhe se mbi 40 të tjerë janë plagosur.

Shefi i policisë në Waukesha, Dan Thampson, ka konfirmuar se është gjetur mjeti i drejtuar mbi turmën dhe se është arrestuar një person i dyshuar.

Ndërkohë ende nuk është njoftuar identiteti i personit të arrestuar.

Pas ngjarjes u njoftua se shkollat nesër në Waukesha do të jenë të mbyllura.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re