SHBA-ja ka anuluar vendimin e ish-administratës së Donald Trumpit për zbatimin e mekanizmit (snapback) i cili njeh mundësinë për rizbatimin e të gjitha sanksioneve të OKB-së ndaj Iranit.
Misioni i Përhershëm i SHBA-së në OKB në një letër dërguar Këshillit të Sigurimit të OKB-së njoftoi anulimin e vendimit të marrë nga administrata e Trumpit.
Administrata e Trumpit, përpjekjet e së cilës rezultuan me dështim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për rinovimin e embargos së armëve që OKB-ja zbatoi ndaj Iranit prej 13 vitesh, tregoi si arsyetim se Irani kishte shkelur angazhimet në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe më 20 gusht 2020 njoftoi se ka vendosur në zbatim mekanizmin (snapback) i cili siguron rizbatimin e të gjitha sanksioneve të OKB-së që u hoqën me rezolutën nr. 2231 të KS-OKB-së.
Pavarësisht kundërshtimit nga vendet e tjera anëtare të KS-OKB-së se një vend i tërhequr nga marrëveshja nuk mund të vendosë në zbatim mekanizmin në fjalë, SHBA-ja më 19 shtator filloi të zbatojë njëanshëm sanksionet e OKB-së kundër Iranit.
