Shtetet e Bashkuara kanë shtuar presionin ndaj qeverisë së Kosovës që të shtyjë vendimin për konvertimin e targave në RKS, Republika e Kosovës, nga serbët e veriut.

 

Përfundimi i afatit është caktuar 31 tetori por frika e përsëritje së tensioneve të gushtit ka bërë që Departamenti i Shtetit të përsërisë kërkesën.

 

Këtë herë ishte këshilltari i lartë i DASH, Derek Chollet, i cili ka pasur një komunikim me kryeministrin Kurti.

 

DEREK CHOLLET

KËSHILLTARI I LARTË I DASH

 

Bisedova me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar rëndësinë e shmangies së tensioneve dhe shtyrjes së zbatimit të rregullave të reja për targat, pa konfiskim apo gjoba. Gjithashtu diskutuam për partneritetin tonë dhe synimet e përbashkëta për çuarjen përpara të integrimeve evropiane dhe euroatlantike të Kosovës.

 

Komunikimin me këshilltarin e DASH e konfirmoi edhe vet kryeministri Kurti, por pa specifikuar bisedën për çështjen e targave, por vetëm për arritjet e Kosovës në fushën e drejtësisë.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTËR I KOSOVËS

 

Sot fola me këshilltarin e DASH për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për integrimin euroatlantik të Kosovës. Siç tregohet në raportin e “World Justice Project”, i cili e rendit Kosovën si të parën në Ballkanin Perëndimor dhe të dytën në nivel global për përmirësim në fushën e sundimit të ligjit. Ne përsëri dëshmojmë se sundimi i ligjit shkon krah për krah me paqen, sigurinë dhe demokracinë.

 

Të enjten, presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha nga Beogradi se serbët nuk do të dorëzohen përballë këtij vendimi dhe se konvertimi i targave nuk ishte pjesë e marrëveshjes së Brukselit.

 

 

 

TITRA:

SHBA: SHTYNI AFATIN PER TARGAT

 

POR QEVERIA E KURTIT ESHTE E VENDOSUR TE ZBATOJE 31 TETORIN

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re