Policia e Çikagos në SHBA ka arrestuar 50 anëtarë të një grupi të formuar përmes rrjetit social, i cili merrej me shitjen e armëve dhe drogave.
Policia njofton se operacionin e ka nisur pas raportimit në shkurt të këtij viti. Nga ajo kohë policia ka mbledhur prova për kontrabandimin e armëve dhe drogës përmes personave që ishin infiltruar në grupin kriminal.
Pas gati dhjetë muajsh, policia kreu operacionin në të cilin u arrestuan 50 persona, në mesin e të cilëve ka arsimtarë dhe profesorë.
Nga policia gjithashtu theksuan përgjegjësinë e personave udhëheqës të rrjetit social Facebook të cilët nuk kanë bashkëpunim me ta, shkruan aa. Megjithatë, personat përgjegjës për drejtimin e këtij rrjeti shoqëror deklarojnë se ata tani janë paralajmëruar për këtë rast.
Ata nënvizuan se nuk lejojnë shitjen e armëve apo kontrabandimin përmes rrjetit social dhe se ata kanë bashkëpunim me policinë kur bëhet fjalë për këto çështje. /KosovaPost/.

