Një zyrtar i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes tha se asnjë nga armët e furnizuara nga amerikanët në Ukrainë nuk u përdor për të sulmuar bazën ajrore ruse në Krime.

Zyrtari i larte amerikan saktësoi se nuk i dinte shkaqet e shpërthimeve shkatërruese në Saki që dëmtuan apo shkatërruan rreth tetë avionë, si dhe rezerva municionesh te Rusise.

Gjithsesi zyrtari i Pentagonit theksoi se bombardimi pati një ndikim të rëndësishëm në fuqinë ajrore të Rusise.

 

Mirepo Moska zyrtare se fundmi eshte pergjigjur duke sulmuar disa qytete,

 

Anatoliy Kurtiev, kryebashkiak i përkohshëm i Zaporizhzhia, raportoi në Telegram se forcat ruse sulmuan qytetin e Zaporizhzhia, duke goditur një pikë karburanti dhe infrastrukturë në rrethin Shevchenkivskyi.

 

Po ashtu nje tjeter sulm eshte raportuar në qytetin Kramatorsk, në rajonin e Donetsk, duke goditur një lagje banimi, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur 13te tjere./Tgcom

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re