Zëvendës Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë dënoi të premten trajtimin e Kinës ndaj muslimanëve ujgurë, duke thënë se nuk kishte asnjë justifikim për “kampe përqendrimi” në Kinë.

Matt Pottinger, i cili ishte një figurë udhëheqëse në zhvillimin e politikës kineze të Presidentit të SHBA Donald Trump, e tha këtë në Mandarin, si pjesë e një adrese në internet për think tank-in Policy Exchange me bazë në MB, raporton Reuters.

Kina ka mohuar shkeljet dhe thotë se kampet e saj në rajonin e Xinjiang ofrojnë trajnim profesional dhe ndihmojnë në luftimin e ekstremizmit.

Për shkak të trajtimit të ujgurëve, Shtëpia e Bardhë vendosi sanksione ndaj 11 kompanive kineze.

Sekretari i Shtetit i SHBA, Mike Pompeo akuzon Kinën për “përpjekjen për të zhdukur fenë dhe kulturën islame në rajon”.

Në fund të shtatorit, OJQ-ja australiane ASPI, në një raport mbi të drejtat e njeriut në Kinë, njoftoi se autoritetet kineze kishin shkatërruar ose dëmtuar më shumë se 16,000 xhami në Xinjiang.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re