Ndëshkimi I akteve korruptive nga zyrtarët dhe goditja e krimit të organizuar shënojnë një hap progresi për reformën në drejtësi.

 

Deklarata u bë nga i ngarkuari me punë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Demian Smith, në konferencën për pavarësinë e magjistratëve të organizuar nga inspektori i lartë i drejtësisë.

 

 

DEMIAN SMITH

I NGARKUARI ME PUNE, AMBASADA E SHBA

 

Shqiptarët kanë nisur të shohin rezultate nga arrestimi i politikanëve dhe zyrtarëve të korruptuar dhe kriminelëve të krimit të organizuar. Ne po fillojmë të shohim një epokë të re ku sistemi mund t’i shërbejë shqiptarëve dhe jo vetëm politikanëve dhe personave që janë të pasur apo të lidhur në krim.

 

Ndërsa , Alexis Hupin, përfaqësuesi i delegacionit të BE pohoi se ndërhyrjet në gjyqësor vijojnë, ndaj ILD duhet të garantojë pavarësinë e sistemit gjyqësor.

 

ALEXIS HUPIN

DELEGACIONI I BE NË SHQIPËRI

 

Kemi bërë një rrugë të gjatë, por ndikimet e papërshtatshme dhe ndërhyrjet në çështjet e gjyqësorit vazhdojnë. Marrin forma të ndryshme, marrin edhe formën e sulmeve ndaj reformës në drejtësi, por dhe formën e sulmeve kundër gjyqtarëve e prokurorëve. Kemi shpenzuar më shumë se 50 mln euro në asistence dhe do vijojmë ta bëjmë.

 

Kurse kreu i ILD, Artur Metani pranoi se reforma nuk do të ishte e mundur pa BE dhe SHBA, por vijueshmërinë e saj është në dorën e aktorëve të drejtësisë.

 

Shqipëria ka kryer një reformë të thellë ligjore dhe institucionale në sistemin e drejtësisë. Pikërisht për të gjetur këto mekanizma dhe për t`u përshtatur me stadin e zhvillimit të shoqërisë së saj. Kjo reformë u mbështet fort në çdo kuptim nga partnerë të vyer si Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tashmë sfida e zhvillimit të kësaj reforme është përgjegjësia e aktorëve të drejtësisë.

 

Në konferencë është trajtuar gjendja aktuale dhe pavarësia e gjyqësorit, në një kohë kur vetting-u ka marrë 530 vendime, duke shkarkuar 201 magjistratë dhe duke konfirmuar 209 të tjerë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re