Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe Osbe kanë shtuar presionin ndaj aktorëve politikë për miratimin e reformës zgjedhore.
Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kryetarin e parlamentit Gramoz Ruçi, me të cilin ka biseduar rreth dy çështjeve; miratimin e reformës zgjedhore deri të dielën dhe vazhdimin e zbatimit të reformës në drejtësi.
Për këtë të fundit ambasadorja amerikane zhvilloi një takim edhe me kryetarin e komisionit të ligjeve Ulsi Manja, komision ku raportojnë institucionet e reformës në drejtësi dhe ku kalojnë ndryshimet e mundshme të ligjeve të saj.
Pjese e axhendës së ambasadores amerikane janë edhe takimet me 4 negociatorët e reformës zgjedhore; ajo ka takuar me herët negociatorin e PD Oerd Bylykbashi, negociatorin e PS, Damian Gjiknuri e sot ka zhvilluar një takim edhe me përfaqësuesin e LSI, Petrit Vasili.
Edhe Brukseli zyrtar është angazhuar për të ndihmuar konsensusin për reformën zgjedhore. komisionari për zgjerimin Oliver Varhelyi ka biseduar me liderin e opozitës Lulzim Basha për reformën elektorale.
Në një postim në rrjetin social twitter komisioneri theksoi se është thelbësore për rrugën e Shqipërisë në BE që reforma të përfundojë pa vonesë.
OLIVER VARHELYI
KOMISIONER PER ZGJERIMIN
“Bisedova sot me Lulzim Bashën, duke mirëpritur rifillimin e punës mes partive për Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik. Thelbësore për Shqipërinë dhe rrugën e saj drejt BE që kjo reformë të mbyllet pa vonesë”
LULZIM BASHA
KRYETAR I PD
“Nënvizova se vullneti politik është vendimtar si për ta përfunduar reformën, edhe për të garantuar zgjedhje demokratike, të lira nga shitblerja e votës dhe nga ndikimi i krimit të organizuar.”
Edhe osbe ka reaguar per reformen zgjedhore nepermjet nje deklarate te ambasadorit Bernd Borchardt. Diplomati ka vene ne dukje problemet qe nder vite jane listuar nga osbe odihr e qe duhet te marrin zgjidhje si depolitizimi I administrates zgjedhore, eliminimi I presionit ndaj administrates, mekanizma kunder krimit zgjedhor .
BERND BORCHARDT
KRYETAR I PREZENCËS SË OSBE-SË NË SHQIPËRI
“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe ODIHR-i do të vijojnë të ofrojnë mbështetje për përmbylljen e kësaj reforme të rëndësishme sa më shpejt, idealisht brenda 31 majit, sikurse janë zotuar partitë politike. Po ashtu, ne do të vijojmë të mbështesim dialogun për teknologjitë e reja të votimit dhe për ndryshimin e sistemit zgjedhor.”
Mazhoranca dhe opozita ne fillim te muajit maj u angazhuan qe reforma zgjedhore te perfundoje deri ne daten 31 maj, dhe tashme faktori nderkombetar vecanerisht ambasadorja amerikane u kane kerkuar paleve te mbajne premtimin per te perfunduar reformen deri diten e diele
