Shteti i Teksasit në Amerikë ka vendosur trupat e Gardës Kombëtare në kufirin me Meksikën.

250 persona do të dërgohen për të patrulluar zonën brenda 72 orëve, tha një zëdhënës i Gardës.

Ky vendim i shtetit të Teksasit u mor pas thirrjes nga ana e Presidentit Donald Trump për “të dërguar 4000 trupa të Gardës Kombëtare për të siguruar kufirin me Meksikën deri në ndërtimin e një muri kufitar”.

Trump është shprehur që në marrjen e mandatit të tij se krahas ndërtimit të murit, do të ndërmarrë edhe masa të rrepta për emigrantët.

Ai ka thënë se nuk do të lejojë hapjen e kufijve për drogën dhe krimin.

Ndërsa Presidenti i Meksikës e ka dënuar këtë vendim, duke e quajtur qëndrim kërcënues dhe mosrespektues nga ana e Trump-it.

Krahas Teksasit dhe Arizonës, edhe New Mexico-s e Kalifornisë u është kërkuar që të forcojnë sa më shumë mbrojtjen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re