Në fakt ishte paralajmëruar: administrata Trump ka bllokuar fondin prej 200 milion dollarësh ndihmë për Palestinën, siç informoi një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit.

I miratuar në vitin 2017, fundi kishte si qëllim programet e ndihmës në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës.

Administrata dëshiron të “sigurojë që fondet do të shpenzohen në përputhje me interesat kombëtare amerikane dhe dëshiron të një përfitim për taksapaguesit amerikanë”, tha zyrtari.

Paralel, u akuzua Hamasi si frenues i paqes në këto zona, duke ia faturuar kësaj organizate bllokimin e fondit 200 milionësh.

Siç mund të kuptohet, strategjia është e qartë: t’i bëhet presion Hamasit, por dhe masës së popullit, për ta pranuar një plan paqeje të diktuar nga SHBA. Oferta është: njihni Izraelin, nëse doni ekonomi dhe zhvillim. Dhe po ashtu, Jerusalemin si kryeqytet të tij.         

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re