Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë kryer sulme ndaj 18 bazave të grupit rebel, Houthi, në Jemen mbrëmjen e të shtunës . Kjo  vjen si përgjigje  pas rritjes sëe sulmeve nga militantët drejt  anijeve në Detin e Kuq.

Sipas zyrtarëve avionët luftarakë amerikanë dhe britanikë  shenjëstruan  raketat , dronët dhe sistemet e mbrojtjes të grupit Houthit.

Kjo është hera e katërt që SHBA-ja dhe Britania kryejnë operacione të përbashkëta .

Rebelët kanë thënë se po kryejnë sulme ndaj anijeve tregtare edhe në shenjë përkrahjeje për palestinezët gjatë në Rripin e Gazës të cilët po vuajnë pasojat e luftës së Izraelit me Hamasin.

Houthi ka kryer 57 sulme ndaj anijeve tregtare dhe ushtarake në Detin e Kuq dhe në Gjirin e Adenit prej 19 nëntorit të vitit të kaluar.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re