Skip to content

 SHBA: Dërgesë e re armësh dhe municioni në Ukrainë

221215 us patriot missile al 1141 f5c7bc.webp

“Sot do të shpallim një paketë të re armësh dhe municionesh për sistemet Patriot në Ukrainë.”

 

Kështu tha në një konferencë shtypi zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby .

 

“Vetëm në maj, Rusia nisi 17 sulme kundër civilëve dhe infrastrukturës civile dhe ushtarake në Ukrainë”, shtoi ai.

 

Nderkohe autoritetet e Kievit besojnë se më shumë se 27,000 civilë ukrainas po mbahen ilegalisht në Rusi. Kështu deklaroi komisioneri i parlamentit ukrainas për të drejtat e njeriut, Dmytro Lubinets, cituar nga Ukrinform .

 

“Sipas të dhënave tona, më shumë se 27,000 pengje civile mbahen në Federatën Ruse. Ky është një numër i madh i qytetarëve tanë të mbajtur robër nga rusët,” tha Lubinets.