Ushtria amerikane njoftoi sot se ka dërguar forca shtesë për të forcuar sigurinë në ambasadën amerikane në Haiti, nga e cila një pjesë e stafit po evakuohet për shkak të sulmeve të shumta të bandave.

“Ky transport ajror i personelit drejt dhe nga ambasada është në përputhje me praktikën tonë standarde për të rritur sigurinë e ambasadave anembanë botës”, thuhet në deklaratë.

Sulmet nga bandat në Haiti janë bërë më të shpeshta kohët e fundit dhe tani ato kontrollojnë kryesisht zonën përreth ambasadës amerikane në kryeqytetin Port-au-Prince. Ambasada urdhëroi largimin e personelit jo thelbësor dhe të gjithë anëtarëve të familjes së zyrtarëve.

SHBA tha në një deklaratë sot se mbetet e përqendruar në ndihmën e policisë Haitiane dhe organizimin e një lloj vendosjeje sigurie të sanksionuar nga OKB. Por këto përpjekje deri më tani kanë qenë të pasuksesshme.

Sulmet e pamëshirshme të bandave paralizuan vendin për më shumë se një javë dhe e lanë atë me pakësim të furnizimeve me mallra bazë. Zyrtarët Haitian zgjatën gjendjen e jashtëzakonshme dhe shtetrrethimin gjatë natës të enjten pasi bandat sulmojnë të gjitha institucionet kryesore shtetërore.

Policia e ka problem sigurimin e ndërtesave qeveritare, sepse shumë Haitianë, të dëbuar nga vendet ku jetonin, gjetën strehim në to. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re