Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan dhe Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, diskutuan për zhvillimet në Jemen, për Iranin, bashkëpunimin në energjinë e pastër dhe teknologjinë.

Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë, Sullivan ka zhvilluar një bisedë telefonike me Bin Salman.

Sipas njoftimit, palët kanë trajtuar diplomacinë që po vazhdon për përfundimin e luftës në Jemen si dhe një sërë çështje globale dhe rajonale, ku Sullivan shprehu mirënjohjen për përpjekjet e Arabisë Saudite për ndjekjen e një udhërrëfyesi më gjithëpërfshirës për përfundimin e luftës në Jemen.

Sullivan njoftoi se i dërguari special i SHBA-së për Jemenin, Tim Lenderking në ditët në vijim do të vizitojë rajonin. Ai theksoi mbështetjen e plotë të SHBA-së lidhur me temën.

Më tej në deklaratë thuhet se Sullivan dhe Bin Salman diskutuan për vazhdimin e parandalimit ndaj kërcënimeve nga Irani dhe kërcënimeve të tjera si dhe çështjet për deeskalimin e tensionit në rajon, gjithashtu është përcjellur angazhimi i presidentit amerikan Joe Biden për të siguruar që Irani të mos ketë armë bërthamore.

Deklarata gjithashtu potencoi se është diskutuar angazhimi për të zhvilluar kontaktet midis ekipeve të sigurisë kombëtare të të dy vendeve për tema të tilla si Partneriteti për Infrastrukturën dhe Investimet Globale (PGII), bashkëpunimi për energjinë e pastër dhe teknologjitë 5G dhe 6G nën Rrjetin e Qasjes në Radio të Hapur (O-Ran).
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re