SHBA dhe Rusia janë “përplasur” me njëra-tjetrën gjatë një takimi urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, mbi sulmin e dyshuar kimik të ndodhur pak ditë më parë në Siri.

I dërguari rus në OKB, Vassily Nebenzia tha se incidenti në Douma ishte i organizuar, dhe se veprimi ushtarak i SHBA-së si një përgjigje, mund të ketë “pasoja të rënda”, raporton BBC.

Ndërsa ambasadorja e SHBA-së, Nikki Haley tha se Rusia ka përlyer tashmë duart e saj me gjakun e fëmijëve sirianë.

Më parë, shefi i të Drejtave të Njeriut i OKB-së u shpreh se fuqitë botërore po reagonin përsëri ndaj përdorimit të mundshëm të armëve kimike me një lloj mobilizimi kolektiv.

“Rusia është thellësisht e shqetësuar nga fakti se disa kryeqytete, si Uashington, Londra dhe Parisi, të cilët “po ndjekin verbërisht” aleatët e tyre amerikanë, janë angazhuar “në një politikë konfrontuese kundër Rusisë dhe Sirisë pa ndonjë justifikim”, tha Nebenzia gjatë takimit.

Ai gjithashtu nënvizoi se, Moska u përball me shpifje, retorikë mashtruese e shantazhe kohët e fundit, madje edhe me paralajmërime të përdorimit të forcës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re