Shtetet e Bashkuara te Amerikës i dhurojnë Forcave te Armatosura Shqiptare 12 automjete te blinduara. I pranishëm gjate dorëzimit ishte ambasadori Donald Lu, i cili tha se ndihma do te rritet me tej.
 
Ministrja e mbrojtjes Olta Xhacka tha se mbështetja amerikane ka modernizuar forcat tona te armatosura. Mes pajisjeve përfshihet edhe nje robot antieksploziv.
 
Ambasadori premtoi qe vitin e ardhshëm, ushtarake shqiptare do te dërgohen ne shkollat amerikane per kualifikime te metejshme.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re