Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price tha se do të ndjekin nga afër vizitën e ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov në Türkiye (Turqi) dhe se pas vizitës do të bisedojnë me Ankaranë lidhur me bisedimet.

Në pyetjen lidhur me vizitën e Lavrovit në Türkiye, Price tha: “Nuk e di nëse duhet të presim ndonjë gjë shumë të rëndësishme nga këtu. Sigurisht që këtë do ta ndjekim nga afër dhe do të bisedojmë me aleatët tanë turq pas vizitës. Mbështesim çdo përpjekje diplomatike të koordinuar me kujdes dhe ngushtë me Ukrainën”.

Lidhur me çështjen e eksportit të ushqimeve dhe plehut të Ukrainës në tregun global, Price tha se ky vend duhet të jetë gjithashtu në tryezë.

“Problemi për çështjen ushqimore dhe të plehut është një problem që vazhdon që nga 24 shkurti kur Rusia ndërhyri ndaj Ukrainës”, tha Price i cili mbrojti idenë e tij se vizita e Lavrovit në Ankara nuk do të mjaftojë për të zgjidhur problemin në fjalë për eksportet e ushqimeve dhe plehut dhe se në këtë çështje duhet të përfshihet edhe Ukraina.

– Koha se kur Irani do të posedojë armë bërthamore tashmë është çështje javësh jo muajsh

Duke iu referuar deklaratës së Rafael Mariano Grossi, kreut të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), se ata kishin zbuluar reaktorë bërthamorë në tri lokacione në Iran të cilat nuk ishin raportuar më parë, Price tha se ata u besojnë raporteve të agjencisë për këtë çështje.

Price theksoi se vlerësimi i Grossit është paralelisht me vlerësimet e tyre. “E vërteta është se në vitin 2018 kur ishte në fuqi Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA), koha e Iranit për të poseduar armë bërthamore ishte 12 muaj. Që nga maji 2018 pra prej 4 vitesh e deri tani kjo kohë është shkurtuar. Fatkeqësisht tashmë po flasim për javë dhe jo për muaj, madje për kohë edhe më të shkurtër”, tha ai.

Ish-presidenti amerikan Donald Trump, në maj 2018 u tërhoq nga marrëveshja e Planit të Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit (JCPOA) për programin bërthamor të Iranit.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re