SHBA tregon se është kombëtarja dominuese e futbollit të femrave duke fituar finalen përballë Hollandës. Kështu amerikanet fitojnë për herë të katërt titullin kampione bote në vetëm tetë edicione të luajtura.
Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim të bardhë, pa gola, SHBA-së i mjaftojnë dy gola të shpejtë në minutat 63 dhe 66 për të konkretizuar dominimin e tyre përgjatë gjithë sfidës.
Për holandezet arritja deri në fnale ishte një sukses më vete sepse SHBA e femrave tregon edhe një herë se nuk ka asnjë lidhje me kombëtaren e meshkujve./Berati.TV
FINALJA E KUPËS SË BOTËS
SHBA 2 – 0 Holandë
Shënues: Rapinoe 63’(pen), Lavelle 66’
