Bëhet e ditur se shefja e stafit e Janet Yellen, e cila pritet të bëhet Sekretare e Thesarit kur Joe Biden, i cili u zgjodh President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), të marrë detyrën në 20 janar, do të jetë Didem Nisanci e lindur në Turqi.

Yellen do ta sjellë Didem Nisanci në postin e shefes së stafit në Departamentin e Thesarit, njoftoi transmetuesi “Bloomberg”, duke cituar burime pranë kësaj çështje.

Oferta për postin iu paraqit Nisanci, e cila punonte si menaxhere në departamentin e politikës publike në “Bloomberg LP”, ndërsa bëhet e ditur se ajo e pranoi postin.

Nisanci do të jetë një nga emrat më të afërt me Yellen nëse konfirmohet Ministria e saj.

Didem Nisanci më parë shërbeu si shefe e stafit në Komisionin Amerikan të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim (SEC) nën ish-Presidentin e SHBA-së Barack Obama dhe punoi për kompaninë financiare “Promontory Financial Group” përpara se të transferohej në “Bloomberg” në vitin 2018.

Ajo gjithashtu shërbeu në komitetin bankar të Senatit amerikan dhe punoi për Departamentin e Thesarit mes viteve 1998 – 2001.

Joe Biden, i cili u zgjodh President i Shteteve të Bashkuara, njoftoi në nëntor se ish-Kryetarja i Rezervave Federale të SHBA (FED) Janet Yellen do të jetë kandidate për Sekretarin e Thesarit.

Janet Yellen do të jetë gruaja e parë në historinë e vendit që do të emërohet në këtë post nëse konfirmohet emërimi i saj në Senatin amerikan.