Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan njoftoi se SHBA-ja është e gatshme të ofrojë çdo ndihmë të nevojshme lidhur me tërmetin që ndodhi në juglindje të Turqisë.

Sullivan publikoi një deklaratë me shkrim lidhur me tërmetin 7.4 ballë që ndodhi në rajonin Pazarcık në qytetin Kahramanmaraş dhe i cili u ndje edhe në qytetet e tjera përreth.

Ai tha se SHBA-ja është thellësisht e shqetësuar për tërmetin shkatërrues në Turqi dhe Siri.

“Jemi të gatshëm të sigurojmë çdo lloj ndihme të nevojshme. Presidenti (Joe) Biden ka urdhëruar Agjencinë e SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe partnerët e tjerë të qeverisë federale që të vlerësojnë opsionet e ndërhyrjes së SHBA-së për të ndihmuar ata që janë prekur më shumë nga tërmeti. Do të vazhdojmë të ndjekim nga afër situatën në koordinimi me qeverinë e Turqisë”, tha Sullivan.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re