Zëdhënësja e
Departamentit amerikan të Mbrojtjes (Pentagon), Dana White shkarkohet nga
detyra dhe në vend të saj emërohet Charles E. Summers Jr., transmeton Kosova
Post.

Zëdhënësja e
Departamentit amerikan të Mbrojtjes (Pentagon), Dana White shkarkohet nga
detyra dhe në vend të saj emërohet Charles E. Summers Jr.

Zëdhënësja e Pentagonit dhe
Nënsekretarja Përgjegjëse për Marrëdhënie me Publikun e Departamentit të
Mbrojtjes, Dana White për një kohë të gjatë ndodhet nën hetime administrative
për keqtrajtim të personelit. Ajo u vu nën hetim në muajin gusht, pasi u shfaqën
njoftime se ajo kishte përdorur stafin për të kryer punë personale, ndërkaq u
shkarkua nga detyra së bashku me dorëheqjen e Sekretarit të Mbrojtjes, Jim
Mattis.

Në një komunikatë me shkrim të
lëshuar nga Pentagoni thuhet se “Duke filluar prej 1 janari 2019 ushtrues i
detyrës së Nënsekretarit Përgjegjës për Marrëdhënie me Publikun i Departamentit
të Mbrojtjes, është emëruar Charles E. Summers”.

Summers ishte në detyrën e
zëvendës Nënsekretarit Përgjegjës për Marrëdhënie me Publikun i Departamentit
të Mbrojtjes.

Ndërkaq Dana White në një postim
të bërë në llogarinë e saj në Twitter bën të ditur se “Unë jam falënderuese
ndaj kësaj administrate që më dha mundësinë për të shërbyer së bashku me
Sekretarin e Mbrojtjes [James] Mattis, ushtarët dhe të gjithë civilët që i
mbështesin ata. Ishte nder dhe privilegj për mua”.

White, e emëruar nga Sekretari
Mattis, u shkarkua nga Patrick Shanahan, i cili përcaktua për ta zëvendësuar
Sekretarin në postin e tij.

Sekretari Mattis dha dorëheqje
nga detyra pas vendimit të Presidentit Donald Trump për tu tërhequr nga Siria.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re