Për herë të parë në SHBA nga viti 1953 është kryer dënimi me vdekje mbi një të burgosure.

Lisa Montgomery (52), e cila në vitin 2007 u dënua me vdekje për shkak të vrasjes së 23-vjeçares Bobbie Jo Stinnett në muajin e tetë të shtatzënisë në Missouri, pas çka nxori foshnjën e saj nga barku, e cila mbijetoi, u ekzekutua në burgun federal në Terre Haute, Indiana.

Ekzekutimi i Montgomery ishte dënimi i parë me vdekje për një grua të burgosur në SHBA në 68 vitet e fundit.

Kelley Henry, avokate e Montgomery, pohoi se ata që u përfshin në ekzekutimin e klientit të saj duhet të turpërohen, duke argumentuar se ekzekutimi është larg ligjit.

Prokurorët theksuan se Montgomery planifikoi me kujdes vrasjen dhe u zbulua se ka parë video të operacionit cezarian në internet.

Në burgun Terre Haute, 11 të burgosur që janë dënuar me vdekje janë ekzekutuar me injeksion helmi që nga korriku i vitit 2020.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re