Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi se ka ekzekutuar udhëheqësin e ISIS në Sirinë Lindore, Osama al-Muhazir.

 

Lajmi u njoftua përmes një reagimi zyrtar, ku theksohet se lideri i ISIS mbeti i vrarë gjatë një sulmi më 7 korrik.

 

“Sulmi i së premtes u krye nga të njëjtët drone MQ-9 që, më herët gjatë ditës, ishin blokuar nga avionët rusë që kishte zgjatur gati dy orë,” thuhet në deklaratë.

 

Njoftimi zyrtar për vdekjen e liderit të ISIS në Sirinë lindore bëri xhiron e rrjeteve sociale. Aty thuhet se me humbjen e liderit të organizatës terroriste do të parandalohen sulme të reja.

Deklarata vuri në dukje se dronët MQ-9 , të cilët më parë ishin kapur nga avionët rusë, ishin të përfshirë në bastisje, theksojnë mediat ndërkombëtare.

Megjithatë, SHBA thekson angazhimin e saj për asgjësimin e organizatës ISIS, e cila përbën një kërcënim për komunitetin global.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re