Bizneset e vogla dhe të mesme do të kene një mundësi më shumë për gjetjen e financimeve për investime.zv.ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri Daniel Smith tha se në Shqipëri bizneset e vogla arrijnë të marin vetëm 1 të katërtën e finacimeve dhe për t’i ardhur në ndihnmë u ngrit nje platforme dixhitale ku hapat që duhet të ndiqen janë shumë të thjeshtë.

“Ato arrijnë të thithin vetëm 1/4 e financimeve të vlefshme nga institucionet financiare. Për të përmirësuar aksesin e këtyre ndërmarrjeve në programe financimi, mbështeten me zhvillimin e platformës Lores Plus. Me këtë platformë, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme mund të aksesojnë financime në mënyrë eficente nëpërmjet procedurave më të thjeshta të aplikimit.“, tha ai.

Sipas diplomatit të SHBA, në Shqipëri mbështetja financiare për bizneset e vogla dhe të mesme është një mundësi për nxitjen e rritjes ekonomike.

“Këtë e shikojmë si një shenjë të konsensusit mbi potencialin e konsiderueshëm që këto ndërmarrje kanë në ekonomi. Kur ndërmarrjet e vogla janë në gjendje të thithin financime, ato janë të afta për investime dhe për të zhvilluar më tej dhe kontrobuar më tej në ekonominë e vendit.”, shtoi ai.

Në Shqipëri mbi 90% subjekteve janë biznese te vogla dhe kanë të numrin më të lartë të punësuarve në vend.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re