Amerikanët ftojnë shqiptarët që të bëhen “spiunë” për kauzën e luftës kundër drogës.

Më saktë, të telefonojnë DEA-n për çdo info që mund të kenë mbi ata që janë përfshirë në krimin e trafikimit të “miellit të bardhë”.

Thirrja ka dalë nga ambasada e SHBA-së në Tiranë, ku thuhet:

“Linja e sinjalizimit të Agjencisë së SHBA Kundër Narkotikëve është aktive. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: [email protected]. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Falënderimet tona për të gjithë ata individë që kanë dorëzuar të dhëna të besueshme që kanë mbështetur operacionet e DEA-s.

Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët”.

Kështu, shqiptarë të ndryshëm, ata që janë të ndershëm e u dhemb vendi i tyre, do vihen tashmë në sprovën morale që ta denoncojnë të keqen apo të shohin punën e tyre. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re