Skip to content

SHBA, gati “Ok”-in për Moderna-n: e sigurt dhe 95 për qind efektive!

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) tha se vaksina anti-COVID e Moderna-s është e sigurt dhe 95 për qind efektive, duke hapur rrugën kështu për miratimin e saj të menjëhershëm në Shtetet e Bashkuara.

Nëse vaksina aprovohet nga paneli i FDA, mund të jetë vaksina e dytë e aprovuar kundër virusit Corona në SHBA, raporton BBC.

Stafi i FDA thotë se regjimi i dhënies së dy dozave të vaksinës së Moderna-s është shumë efektiv në parandalimin e rasteve të konfirmuara të COVID-19, raporton Reuters.

Komentet e FDA u lëshuan në dokumentet e përgatitura për një takim të ekspertëve të jashtëm të enjten, i cili do të diskutojë nëse do të mbështesë autorizimin e SHBA për përdorimin emergjent të vaksinës së Moderna-s.

Vaksinimi i qytetarëve me një vaksinë të prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech filloi të hënën në Shtetet e Bashkuara.

Ndryshe nga vaksina Pfizer, Moderna nuk kërkon kushte jashtëzakonisht të ftohta ruajtjeje gjatë transportit.