Koloneli amerikan dhe zëdhënës i forcave të koalicionit në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në luftën kundër ISIS-it Ryan Dillon deklaroi se koalicioni nuk vepron në hapësirën e qytetit sirian Afrin, shkruajnë mediet turke.
Presidenti i Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdogan para disa ditëve konfirmoi se operacioni i çlirimit të kufirit jugor nga terroristët, hapi i parë i të cilit u mor nga ofensiva e Mburoja e Eufratit, do të vazhdohet në Afrin.
Koloneli amerikan Dillon në bisedën me gazetarin e AA-së theksoi se misioni i koalicionit është të pastrojë rajone të caktuara në Siri dhe Irak nga ISIS-i dhe të vendos stabilitet rajonal. Siç tha ai, misioni në këtë plan nuk ka ndryshuar.
Në pyetjen nëse koalicioni i ofron mbështetje elementeve të PYD/PKK në Afrin, Dillon u përgjigj:
“Afrin nuk është hapësira e veprimeve tona. Ne vazhdojmë të mbështesim aleatët tanë në mënyrë që të mposhtet ISIS-i, kryesisht në rajonet e veriut Abu Kemal dhe në bregun lindor të Eufratit”. /KosovaPost/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re