Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak se bie ndeshe me politikën e vendit, deklaruan se janë tërhequr nga marrëveshja e Kombeve të Bashkuara që ka si qëllim të përmirësojë gjendjen e emigrantëve dhe refugjatëve.
Në deklaratën e bërë nga misioni i Amerikës në Kombet e Bashkuara, shkruhej: “Misioni amerikan pranë OKB-së informoi sekretarin e përgjithshëm që SHBA i jep fund pjesëmarrjes në Paktin Botëror për Migracionin. Marrëveshja përmban shumë dispozita që nuk janë në harmoni me politikat e emigrimit dhe të refugjatëve të Shteteve të Bashkuara dhe me parimet e administratës Trump për emigrimin.”
Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, tha se është krenare për punimet e mbështetjes së Amerikës në mbarë botën ndaj emigrantëve dhe refugjatëve. “Vendimet tona në lidhje me politikat emigratore duhet të merren gjithmonë në avantazh të amerikanëve” tha Haley.
Në shtator 2016, 193 anëtarë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së miratuan në unanimitet një tekst i quajtur Deklarata e Nju Jorkut për refugjatët dhe emigrantët që synon përmirësimin e menaxhimit ndërkombëtar (pritje, ndihma për emigrantët ) të lëvizjeve të refugjatëve dhe emigrantëve.
Në bazë të kësaj Deklarate, komisioneri i lartë për refugjatët ka mandat për të propozuar një Pakt Botëror për Emigrantët dhe Refugjatët në raportin e tij vjetor në Asamblenë e Përgjithshme në 2018. Ky pakt duhet të mbështetet në ky akse, përcaktimin e një kuadri në formën e përgjigjeve dhe programit të veprimit. //.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re